Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Podujevës

10 maj 2018 | 14:12

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Podujevës.

Takimi mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Podujevës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti, Saranda Bogujevci, Salih Salihu dhe Enver Hoti. ​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe…