Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të autostradës ‘Arbën Xhaferi’

05 qershor 2020 | 15:18

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar publikun se nesër (e shtunë), për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” në autostradën “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.

“Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas. Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës, raporton “Epoka e re”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës,…