Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë

12 korrik 17:22

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në Mitrovicë, të premten, më 13 korrik 2018, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur të…