Nesër në Tiranë mblidhen ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit

05 tetor 2023 | 08:21

Ditën e premte, me datë 6 tetor, në Tiranë, organizohet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri

I paraprirë nga një pritje ditën e enjte, datë 5 tetor, ky takim do të mbledhë bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Azem Vllasi, ish-zyrtar i lartë shtetëror dhe partiak nga…