Nesër nis nënshkrimi i peticionit për Gjykatën Speciale

14 dhjetor 2017 | 14:31

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka bërë me dije se nesër (e premte) do të nis nënshkrimin e peticionit nëpërmjet të cilit do të kërkohet nga Kuvendi, ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Nesër më 15 dhjetor në orën 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të fillojnë me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se komandanti Mujë…