Nesër Peja përballet me Dritën, të dielën derbi Prishtina – Trepça

14 prill 2022 | 12:12

Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa derbi zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Dritës. Pejanët janë favoritë, pasi kanë 17 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 26 humbje, në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Ndeshja e dytë zhvillohet mes rivalëve lokal, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Basketbollistët e Prizrenit 16 ka 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkon të hyjë në zonën e “play-off”-it, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.

Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.

Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Therandasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.

Art Motion Superliga – Java 27

E premte

17:00 Peja – Drita

E shtunë

20:30 Bashkimi – Prizreni 16

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Trepça
20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…