Nesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

22 tetor 2019 | 10:42

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se nesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave të 530 vendvotimeve dhe pas tyre do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Deri mbrëmë janë rinumëruar 390 vendvotime nga 530 dhe sot sërish do të vazhdojë procesi me 140 vendvotimet e mbetura dhe për të përmbyllur procesin e rinumërimit”.

“Këto vendvotime të mbetura kanë edhe numrin më të madh të pjesëmarrjes në zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe ndoshta këto marrin më shumë kohë”.

“Besojmë që nesër do të arrijmë të mbyllim këtë rinumërim për t’i hapur rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë Elezi për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka përjashtuar mundësinë që…