Nesër shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit

13 maj 2019 | 13:03

Nesër (e martë) shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit.

Në orën 10:0, të martën, do të mbahen homazhe në fshatin Qyshk, ndërkaq manifestimi qendror do të mbahet në orën 16:00 në sallën e kuqe në Prishtinë.

Naim Lushi, i cili ka të humbur anëtarë të familjes së tij në këtë masakër, ka shkruar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se 14 maji për të dhe shumë familje që kanë humbur të afërmit e tyre, është datë e veçantë, e pakrahasueshëm dhe e dhimbshme.

“Pikëllimi dhe dhimbja janë bërë krenari, e krenaria udhërrëfyese e ndërgjegjes. E shënojmë edhe këtë përvjetorë të 20-të, jubilarë, të Masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit në mes plagëve të pa shëruara shqiptare, plotësisht, që shtatit te kombit vazhdojnë t’i kullojnë gjak, për 107 bashkëfshatarët e bashkëfamiljarët tanë të vrarë e të masakruar. Por këtë vit, me një dinjitet më të lartësuar, me përgjigje konkrete politike e vepruese kundrejt gjakësorëve kriminel serb, të cilëve edhe njëherë po u tregojmë se shqiptarët janë të pa nënshtrueshëm në të drejtën e tyre”, ka shkruar Naim Lushi, ish-burgosur dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Shkrimi i plotë i Naim Lushit:

Te dashurit tanë,
14 Maji përsëri po vije. Datë e veçantë, dhe pakrahasueshëm e dhembshme për secilin prej neve. Pikëllimi dhe dhimbja janë bërë krenari, e krenaria udhërrëfyese e ndërgjegjes. E shënojmë edhe këtë përvjetorë të 20-të, jubilarë, të Masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit në mes plagëve të pa shëruara shqiptare, plotësisht, që shtatit te kombit vazhdojnë t’i kullojnë gjak, për 107 bashkëfshatarët e bashkfamiljarët tanë të vrarë e të masakruar. Por këtë vit, me një dinjitet më të lartësuar, me përgjigje konkrete politike e vepruese kundrejt gjakësorëve kriminel serb, të cilëve edhe njëherë po u tregojmë se shqiptarët janë të pa nënshtrueshëm në të drejtën e tyre.

Këtë vit, manifestimi mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, duke i vënë në pah kështu kësaj sakrifice sublime, vendin dhe respektin e merituar, si sakrificë shtetërore e madje edhe gjithëkombëtare, për çka ndjehem jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës. Po ashtu, jam tejet falënderues dhe mirënjohës ndaj Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe menaxherit të këtij agjencioni z. Bislim Zogaj, që në këtë 20 vjetorë jubilarë të sakrificës së më të dashurve të fshatit tonë, kanë marrë përsipër dhe do të bëjnë ristrukturimin e Përmendores së dëmtuar të Qyshkut, e cila ishte ndërtuar plotësisht vetëm nga mjetet e familjarëve të të vrarëve, pa pjesëmarrjen e askujt tjetër, as nga fshati, as nga lokaliteti e as nga komuna apo institucionet qendrore.

Tani e tutje, kjo përmendore, do ta ketë në përkujdesje, dorën e shtetit për të cilin u flijuan ata burra e gra të ndershëm të këtij vendi. Liria është rrugë e gjatë, e shënuar në secilin hap të saj, me emra të lavdishëm të të rënëve fli. Ata që hapëruan dhe hapërojnë në këtë rrugë, nuk janë vetëm thjeshtë udhëtarë në një mision, janë kalorës të dritës që mposhtën terrin robëri. Asnjë re e turbullt dhe e nxirë nga ndryshku i kohës, nuk e zbehë dot shkëlqimin e dritës së kësaj sakrifice.

Homazhet, në nderim të të rënëve, do të mbahen me 14 Maj 2019 në ora 10:00 në fshatin Qyshk, për të vazhduar në fshatrat tjera të lartpërmendura, kurse:
Manifestimi Qendror do të mbahet në ora 16:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Lavdi të rënëve në Masakrën e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit!
Lavdi te gjithë të rënëve për lirinë e Atdheut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Let’s Do It” ka bërë me dije se inspektorët…