Nesër turneu i radhës në Pejë

15 nëntor 2019 | 14:43

Të shtunën do të zhvillohet turneu i tretë për U14 në konkurrencën e femrave, kësaj radhe në qytetin e Pejës.

Turneu organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që po i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja, derisa synon që të masivizohet edhe më shumë ky sport, në të dyja konkurrencat. Turneu po mbështetet nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Nga ora 11:30 do të takohen Peja DT me Junior 06, derisa nga ora 13:00 përballen Kastrioti me Kerasan Prishtinën. Takimet pritet të jenë interesante, ashtu siç ishin në Prizren dhe Ferizaj. Turneu do të zhvillohet më pas edhe në qytetet tjera. Turneu zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, “Her World, Her Rules”. FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.

Orari

Të shtunën takohen:
11:30 Peja DT – Junior 06
13:00 Kastrioti – Kerasan Prishtina

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët gjatë këtij viti, Kylie Jenner, u shpall miliarderja…