Nesër zhvillohen përballjet e dyta çerekfinale në Ligën Unike

05 prill 2022 | 14:30

Të mërkurën zhvillohen ndeshja e dytë çerekfinale të Ligës Unike. Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet.

Në takimin e parë Teuta mundi Tirana Neptun 96:81 dhe me 15 pikë epërsi hyn para sfidës së dytë çerekfinale. Tiranasit në anën tjetër do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe të rikthejnë rezultatin, edhe pse do ta kenë shumë të vështirë të depërtojnë në gjysmëfinale.

Takimi tjetër është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Rahovecit. Prizrenasit fituan në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 93:98 dhe hyn me pesë pikë epërsi para duelit të dytë. “Vreshtarët” do të tentojnë të fitojnë me më shumë pesë pikë dallim, ndërkohë, prizrenasit synojnë të ruajnë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohen në gjysmëfinale.

Golden Eagle Ylli dhe Peja janë kualifikuar në gjysmëfinale, nga vendi i parë, përkatësisht i dytë.

Çerekfinalet e dyta

Të mërkurën takohen:
19:00 Tirana – Teuta
20:30 Prizreni 16 – Rahoveci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren ka dalë nga binarët pas përplasjes me një…