Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
26 prill 2026
| 08:58
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur i tronditur nga atentati kundrejt presidenti amerikan, Donald Trump gjatë darkës së korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një postimi në Facebook, Netanyahu përgëzoi punën e shpejtë të Shërbimit Sekret Amerikan, ndërsa uroi shërim të shpejtë për agjentin e plagosur, transmeton Klankosova.tv.
“Sara dhe unë u tronditëm nga tentativa e vrasjes së Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington, DC. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe të fortë. Ne i urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë agjentit të plagosur dhe përshëndesim Shërbimin Sekret Amerikan për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar kryeministri izraelit.



