Netanyahu njofton për investime të reja ushtarake: Izraeli, më i fortë se kurrë
Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar planin për të blerë avionë luftarakë, në një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliardë dollarë.
Për këtë, detaje ka dhënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë detaje lidhur me investimet ushtarake të shtetit të tij, duke thënë të dielën se Izraeli është më i fortë se kurrë.
Në një video-adresim, ai ka thënë se Izraeli do të blejë “dy skuadrone avionësh modernë: F-35 dhe F-15IA” dhe se pilotët e tij “mund të arrijnë kudo në qiellin iranian dhe janë të përgatitur ta bëjnë këtë, nëse kërkohet”.
Ai ka shtuar se Izraeli do të shtojë rreth 120 miliardë dollarë në buxhetin e mbrojtjes dhe kjo sipas tij, është për të prodhuar këto armë në Izrael dhe për të mos qenë i varur nga vendet e huaja.
Gjithashtu, Netanyahu i është drejtuar kërcënimit të dronëve me të cilët është përballur Izraeli në Libanin jugor dhe Izraelin verior, duke thënë se kishte urdhëruar një projekt të posaçëm për t’iu kundërvënë kërcënimit të tyre, me ç’rast paralajmëroi se nuk do të jetë një çështje e shpejtë për t’u trajtuar.
“Do të duhet kohë, por ne jemi duke e trajtuar”, ka thënë ai.



