“Netët e Filmit Shqiptar” hapet në Prishtinë me filmin e Dhimitër Anagnostit
17 shtator 2025
| 08:44
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë.
Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” e mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Në këtë film, Marigoja 20-vjeçare është e dashuruar me Trimin, por detyrohet të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur. I bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit, ky film mbetet një nga komeditë më të njohura të kinemasë shqiptare.
Ngjarja mbahet më 17 shtator 2025, nga ora 19:00 në Kino Armata, Prishtinë.



