“Netflix” hapë zyrën në Stamboll

04 dhjetor 2020 | 11:10

Shikueshmëria e lartë dhe shtimi i abonentëve në Turqi duke e çuar numrin në total në mbi 3 milionë i ka shtyrë krijuesin e “Netflix” që të hapë zyrë edhe në Stamboll.

Pavarësisht pengesave ligjore nga autoritetet turke, gjigandi mediatik tashmë synon që të futet fuqishëm në tregun kinematografik turk. Jo vetëm zyrë e re, por “Netflix” po rekruton aktorët e skenaristët më të mirë turq ndërsa njoftoi se çdo muaj në platformë shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin një serial dhe një film prodhim turk.

Ndonëse rrjeti “Netflix” është gjobitur disa herë për përmbajtjen nga autoritetet turke Ministria e Kulturës e ka dhënë aprovimin për hapjen e zyrës në Stamboll dhe tani po bëhen përgatitjet e fundit.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që hedh “Neflix” në një kohë kur prodhimet turke kanë pushtuar jo vetëm Ballkanin, por po transmetohen edhe në Evropë dhe Amerikën Latine. Vendimi i “Netflix” është gjithashtu një sfidë e hapur me kompanitë turke të prodhimit si dhe me televizionet në vend të cilat prime time ia dedikojnë serialeve.

“Netflix” është aktualisht një prej platformave mediatike që prodhon më shumë seriale, filma e dokumentarë të cilët blihen edhe nga media të tjera ndërsa në rrjet gjenden edhe prodhime të kompanive të tjera që kanë patur sukses në vendin e origjinës.

“Netflix” numëron sot mbi 195 milionë abonentë dhe është i shpërndarë në 190 shtete të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, guvernatori i Bankës Qendrore të…