Neueri: Gjermania është mirë fizikisht

11 qershor 2018 | 11:16

Manuel Neueri ka treguar një formë shumë të mirë gjatë dy ndeshjeve të fundit miqësore.

Në Klagenfurt, edhe pse pësoi dy gola, ai u tregua i saktë në disa momente të vështira në portën e tij. Ndaj Arabisë Saudite nuk kishte shumë punë, pasi kundërshtari sulmoi shumë pak në pjesën e parë.

“Jemi mirë fizikisht, mund të bënim më tepër, por në fund rezultati foli për ne. Jemi këtu, kemi akoma për të treguar. Kualiteti nuk mungon te skuadra dhe këtë do ta tregojmë në ndeshjen e parë ndaj Meksikës. Duhet të tregohemi më të qetë përpara portës dhe t’i shfrytëzojmë të gjitha rastet që krijojmë”, ka thënë Neueri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Abrashi Kosova ka nevoja të mëdha për investime të…