Neueri kritikon Ter Stegenin

16 shtator 2019 | 15:57

Manuel Neuer, kapiten i përfaqësueses gjermane, iu përgjigj deklaratave të zëvendësuesit të tij, Marc Andre ter Stegen, i cili u ankua për situatën e tij te “Mannschaft”.

Portieri i Bayernit i sugjeroi kolegut të vet të Barcelonës se duhet të mendojë më shumë për grupin dhe jo për egon e tij. “Unë jam një lojtar i ekipit dhe gjithmonë mendoj për të mirën e skuadrës. Nuk e di nëse diçka e tillë është e mirë për grupin, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozicionin tonë”, ka thënë Neuer.

“Ka shumë portierë shumë të mirë. Diskutimi nuk është i drejtë, pasi duhet të respektojmë edhe Bernd Leno dhe Kevin Trapp. Unë e kuptoj plotësisht se kushdo që nuk luan është i pakënaqur, por gjëja e rëndësishme është suksesi i ekipit dhe ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Nuk dua të them asgjë tjetër. Nuk është hera e parë që ai (ter Stegen) bën deklarata të tilla”, ka deklaruar Neueri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë sesionit…