Neueri: Ky mund të jetë Botërori im i fundit

08 nëntor 2022 | 16:45

Portieri dhe kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, thotë se Botërori i fundit në Katar mund të jetë ndoshta i fundit për të.

Në moshën 36-vjeçare, numri një i kombëtares së “pancerave” mendon seriozisht t’i varë dorezat në gozhdë për t’i hapur rrugën brezit të ri.

“Nuk i dihet kurrë, por mendoj se do të jetë Botërori im i fundit”, ka deklaruar gardiani i Bayern Munchenit.

Katër herë kampionët e botës janë mes pretendenteve për të triumfuar në turneun e parë që do të mbahet në dimër, por Neuer tregohet i kujdesshëm: “Unë nuk kam frikë të them se ne duam të shpallemi kampionë bote, por kemi nevojë për momentin e duhur. E dimë që do të ketë shumë rivale të forta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka bërë…