
Newcastle, gati të bëjë ofertë për Pogban
18 shkurt 2022
| 16:55
Futbollisti francez Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen, por jo edhe nga Anglia.
Mediumi “Fichajes” raporton se mesfushori është bërë objektiv i Newcastle United. Klubi anglez, i cili ra në duart e miliarderëve arabë, është i gatshëm t’ia ofrojë një kontratë marramendëse Pogbas.
Kampioni i botës me Francën është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe e ka të drejtën absolute për ta zgjedhur klubin e ri. Në garë për 28 vjeçarin qe një kohë janë edhe Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Juventusi.