Nexhat Kryeziu zgjidhet anëtar joekzekutiv i bordit të BQK-së

01 korrik 2022 | 11:26

Nexhat Kryeziu është zgjedhur anëtar joekzekutiv i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në votim kanë marrë pjesë 85 deputetë, ku shtatë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Kryeziu ka marrë 72 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kandidatët e tjerë ishin Esida Bujupi, e cila nuk ka marrë asnjë votë, Lulzim Ismaili pesë vota dhe Nora Rraci një votë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të…