Neymar iku nga Messi, por tash vuan nga Mbappe

19 korrik 2018 | 10:23

Duhet të ishte një nga lojtarët më të mirë të Botërorit në Rusi. Por, ai dështoi të udhëhiqte skuadrën e Brazilit drejt titullit të gjashtë botëror.

Neymar u bë protagonist vetëm për sjelljen e tij jo të hijshme në fushë dhe simulimeve të shumta gjatë lojës. Në ndeshjen vendimtare ndaj Belgjikës ai nuk arriti të kualifikonte skuadrën për më tej.

Tani, ai do ta vuajë këtë gjë jo vetëm me kombëtaren, por edhe në skuadrën e Parisit. Gjithkush tani flet vetëm për francezin kampion bote, Mbappe. Ai është për momentin ylli i ri në futbollin botëror. Pasi shkëlqeu në Rusi, Mbappe tani është lojtari më i kërkuar në merkaton e verës ku shumë klube janë të gatshëm të bëjnë çmenduria për ta pasur atë në skuadër.

Por, lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin francez. Një qëndrim që do të lërë përsëri në hije brazilianin Neymar që edhe në të kaluarën ka qenë në një situatë të tillë. Kujtojmë që te Barcelona, ai vuajti jo pak nën hijen e rëndë të Lionel Messit, yllin e katalanasve. Kjo ishte dhe arsyeja përse ai vendosi të transferohej në Paris për shumën e 222 milionë eurove. Një shumë rekord kjo në historinë e transferimeve. Tani Neymar duhet të rigjejë edhe njëherë shkëlqimin e mëparshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha ditë më parë i është…