Neymar rinovon me Santosin: Dëgjova zemrën

25 qershor 2025 | 13:20

Neymar-Santos vijojnë “martesën” ndërmjet tyre, të paktën deri në dhjetor 2025, me opsion rinovimi.

Ky është lajmi i bërë publik nga klubi brazilian me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, duke sjell fjalët e sulmuesit pasi hodhi firmën mbi kontratën e re.

“Mora një vendim, dëgjova zemrën. Santos nuk është vetëm skuadra ime, është shtëpia ime, historia e jetës time. Këtu kam kaluar nga fëmijë në një burrë, për këtë i jam me të vërtetë mirënjohës. Këtu dua të arrijë objektivat e jetës time dhe askush nuk mund të më ndalë. Unë ika, u riktheva dhe dua të qëndroj”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., Fisnik Osmani ka nënshkruar…