Neymar shkon për vizitë te ‘mjeku i mrekullive’ synon të jetë i gatshëm për Botërorë

10 dhjetor 2025 | 17:26

Neymar Junior po përjeton ndoshta periudhën më të vështirë të karrierës së tij. Që nga largimi nga Paris Saint-Germain para dy vitesh, forma e tij ka rënë ndjeshëm, ndërsa 33-vjeçari ka humbur edhe vendin te kombëtarja e Brazilit.

Ai nuk ka luajtur për Seleçaon që nga tetori i vitit 2023 dhe ende shpreson për një thirrje për Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Amerikë.

Problemi kryesor sot mbetet dëmtimi i rëndë në gju. Pas operacionit të fundit, tashmë është konfirmuar se Neymar pritet ta humbasë turneun më të madh në botë. Por sulmuesi brazilian nuk është dorëzuar – madje ka ndërmarrë një hap të papritur.

Sipas ESPN Brazil, Neymari ka caktuar një vizitë te Dr. Eduardo, i njohur ndryshe si “mjeku i mrekullive”. Qëllimi? Ta përgatisë për një rikthim të pamundur në fushë, përpara Kupës së Botës.

Doktor Eduardo njihet për rikuperime rekord. Brazili e kujton rastin e David Luiz te PSG: ndonëse parashikimi ishte 8–10 javë pauzë, pas trajtimit tek Eduardo ai u kthye në stërvitje brenda vetëm 10 ditësh.

Në listën e tij janë edhe emra të mëdhenj si Hulk, Oscar, Coutinho, Matheus Cunha dhe shumë yje të tjerë. Ai ka punuar në disa klube të njohura, madje Shanghai SIPG dikur pagoi klauzolë lirimi për ta sjellë nga Zeniti.

Tani mbetet të shihet: a do të arrijë “magjia” e tij ta rikthejë Neymarin në Kupën e Botës? Braziliani po shpreson fort.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi…