‘Neymari ka humbur magjinë e tij te PSG’

26 korrik 2022 | 12:18

Ish-shoku i skuadrës së Neymarit, Thomas Meunier ka dhënë disa komente lidhur me yllin brazilian dhe formën e tij te PSG.

Meunieri beson se Neymari ishte një lojtar më i mirë para se të kalonte te parisienët dhe që prej kur ai ka shkuar në “Parc des Princes”, ai ka humbur magjinë.

“Duhet ta pranoj se isha fans i madh i Neymar kur ai luante te Barcelona. Në Paris ai humbi magjinë e tij, nga pikëpamja ime. Rikthimi ka të bëjë vetëm me të. Nëse do të isha 10-vjeçar, do ta kisha postierin e tij në dhomë”, ka thënë Meunier.

Meunieri ka kaluar tri vite te PSG si shok skuadre me brazilianin Neymar.

Neymar ka regjistruar më pak se 150 paraqitje me skuadrën e PSG në pesë vitet e kaluara, duke u përballur shpesh me lëndime. Lojtari ka kaluar te PSG nga Barcelona, në vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi…