Mehaj priti komisioneren parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla dhe gjeneralmajor Irfete Spahiu, kanë pritur në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, dr. Eva Hogl, të shoqëruar nga ish-komisioneri Reinhold Robbe.
Në këtë takim u diskutua për procesin e realizimit të konceptit të Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Mehaj ka falënderuar palën gjermane për kontributin e dhënë duke theksuar se eksperienca e Bundestagut Gjerman, ashtu si në sferat tjera, është shumë e rëndësishme edhe në funksionalizimin e Komisionerit Parlamentar për FSK-në.
Nga ana e saj, dr. Eva Hogl, uroi ministrin Mehaj për miratimin e javës së kaluar të Projektligjit për Komisionerit Parlamentar të FSK-së dhe e siguroi atë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në procesin e funksionalizimit të këtij institucioni shumë me rëndësi.



