Neymari: Kam qarë pa fund pas lëndimit, tash e dua titullin 

06 dhjetor 2022 | 16:51

“Pokeri” i Brazilit solli për tifozët pak aromë futbolli të bukur, futboll bio, lojë të shpejtë, futboll sulmues. Sigurisht që Koreja e Jugut ia bëri pak gjërat më të lehta, nuk ishte në nivelin e duhur për ta përballuar Neymarin me shokë të cilët ishin shpërthyes që në pjesën e parë duke realizuar 4 gola brenda 36 minutash.

Të gjithë në radhët e pesë herë kampionëve të botës ishin në formë fantastike, madje edhe vetë trajneri Tite i cili festoi së bashku me lojtarët. Fjalët e tij të para në konferencë për shtyp shkuan pikërisht për Neymarin.

“Kur një skuadër dëshiron të sulmojë, të luajë në atë mënyrë, është më e qetë kur ka një lojtar si Neymar, i cili është i aftë ta bëjë dallimin, një lojtar që ka karakteristikat e një lideri. Të gjithë kanë karakteristika të ndryshne, por Neymari është në qendër. 18 raste, 10 gjuajtje në kuadrat? Në sfida të tilla është shumë i rëndësishëm ekuilibri, nëse e humbet për një moment, mundësia për të gabuar rritet ndjeshëm”, u shpreh Tite.

“Ka ardhur ora të shohim larg. Ëndrra jonë është të fitojmë titullin, por duhet të vijojmë hap pas hapi. Kjo ishte ndeshja e katërt. Na duhen edhe tri të tjera. Jemi në rrugën e duhur, të përqendruar në maksimum për të fituar këtë titull”, u shpreh Neymari duke u rikthyer te dëmtimi i pësuar që mund të rezultonte fatal: “Kisha shumë frikë pasi në këtë Botëror erdha në kushte perfekte, pas një fillimisezoni shumë të mirë. Ky dëmtim më bëri të vuaj jo pak. Kam kaluar të gjithë natën duke qarë me familjen time. Në fund ia vlejti e gjithë kjo sakrificë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë TS…