Neymari merr ‘bekimin’ e Messit për rikthim te Barça

05 korrik 2019 | 14:56

Neymari dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Sipas raportimeve të fundit në mediet spanjolle të dy palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Edhe PSG-ja ka pranuar shitjen e tij duke i besuar liderin e ekipit francezit Mbappe. Mediet në Spanjë shkruajnë se Neymar ka marrë edhe ‘bekimin’ e Messit për tu rikthyer. PSG-ja kërkon një shumë të mirë për shitjen e tij, diçka që Barcelona do ta ketë të lehtë ta realizojë, pasi ka përfituar plot 300 milion euro nga shitjet e lojtarëve. Në disa media shkruhet se marrëveshja do finalizohet me 140 milion euro. Barcelona ka dhe një avantazh tjetër.

Në marrëveshje mund të fusë brazilianin tjetër, Coutinho. Cuotinho nuk është më në planet e Barcelonës dhe ai është kërkuar nga PSG. Kjo mund të ndikojë në marrëveshjen e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë…