Neymari pas rikthimit në Kombëtaren e Brazilit: Jam shumë i lumtur

07 mars 2025 | 17:00

Më në fund, Neymar rikthehet të jetë pjesë e përfaqësueses së Brazilit, me sulmuesin që mungonte që nga tetori i vitit 2023.

Dorival Junior, trajneri i pesë herë kampionëve të botës, bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhët në kualifikueset e Botërorit, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës, pjesë e së cilës ishte edhe Neymar.

Futbollisti i Santos nuk e fshehu gëzimin për faktin që do të rikthehet edhe një herë të vesh fanellën e Brazilit: “Jam shumë i lumtur që rikthehem të jem pjesë e përfaqësueses, sidomos tani që jam pjesë e Santos. Mendoj se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, kjo është fantastike”, u shpreh Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid dhe Xabi Alonso duken të destinuar për t’u…