Neymari pranon uljen e pagës për të kaluar në Barcelonë

08 qershor 2023 | 14:04

Barcelona ka humbur mundësinë për të nënshkruar me Lionel Messin këtë verë, por tash mund të nënshkruajnë me yllin tjetër të PSG-së, Neymar.

Futbollisti brazilian i është vetëofruar Barcelonës për sezonin e ardhshëm 2023/24. Marrëdhëniet e Neymarit me PSG-në janë përkeqësuar në sezonet e fundit, është i gatshëm të bëjë një ulje drastike të pagës në mënyrë që të kthehet në klubin që u largua në vitin 2017.

Tani 31-vjeç, ai do t’i siguronte ndoshta nivelin më të afërt të krijimtarisë për Messin, nëse ai do t’i bashkohej. Ai është gjithashtu i aftë të shënojë gola, diçka që vetëm Robert Lewandowski ka mundur ta bëjë për Barcelonën këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për Serbinë…