Neymari sërish hedh në gjyq Barcelonën

28 shkurt 2020 | 14:28

Pavarësisht asaj se qarkullojnë ende zëra për një rikthim të mundshëm te Neymarit në Barcelonë, nga Spanja vjen një lajm që i befason të gjithë. Sipas asaj që raporton “El Mundo”, braziliani ka hapur një çështje të re me klubin blaugrana, duke i dërguar 6.5 milionë euro.

Para që lidhen me mosmarrëveshjen me autoritetet tatimore spanjolle për regjistrimin e tij në La Liga në vitin 2013. Kjo është beteja e tretë ligjore e brazilianit me Barcelonën, teksa më parë ka pretenduar një dëmshpërblim prej 32.1 milionë eurosh për pagat e prapambetura dhe komision për babanë e tij.

Edhe pse dëshira e tij është që të rikthehet te klubi katalanas duket se ai nuk ka ndërmend që të heq dorë nga kërkesat e tij. Në verë duket i vështirë një ribashkim me Messin, në këto kushte kur palët vijojnë gjyqet mes tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mbledhje gjithëditore do të mbahet gjatë ditës së nesërme…