Neymari tek Reali, kjo është kërkesa e brazilianit

26 shkurt 2018 | 10:41

Çdo ditë e më shumë përflitet që Neymari mund të kalojë nga PSG-ja tek madrilenët e Realit.

Por, problemi, mesa duket, qëndron tek paga që kërkon braziliani, për të ndryshuar ambient. Edhe pse kanë kaluar vetëm 6 muaj nga kontrata pesëvjeçare që Neymari firmosi me gjigantët francezë, ekzistojnë mundësitë që Reali t’i bëjë sakrificat ekonomike që ta afrojë brazilianin.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Neymari do të pranonte të shkonte në Madrid në rast se ai do të paguhet më shumë se Ronaldo. Portugezi, në kontratën e re, pritet ta rrisë pagën e tij në 40 milionë euro, aq sa fiton edhe Messi te Barcelona. Neymari, ndërkohë, kërkon 50 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen  është i gatshëm të garojë me Arsenalin dhe…