Nga 1 marsi në Skenderaj e diela do të jetë pushim për bizneset

21 shkurt 2020 | 16:48

Komuna e Skenderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, nga data 1 mars do të fillojë së zbatuari Rregulloren Komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera.

Në bazë të kësaj rregulloreje komunale e diela do të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste në territorin e kësaj komune.

Përjashtim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë, restorantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri më tani.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon mirëkuptim nga të gjitha bizneset dhe po ashtu kërkon nga ta që kjo rregullore të respektohet, ndryshe për mosrespektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar…