Nga 14 Komisione Parlamentare, LV-ja do të udhëheq me shtatë prej tyre

30 mars 2021 | 10:58

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është bërë ndarja e Komisioneve Parlamentare.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, deputetja e LV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se Grupi Parlamentar i LV-së do të udhëheq me shtatë komisione nga 14 gjithsejtë sa janë.

Grupi parlamentar i LV-së do të kryesojë Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere, Komisionin për Legjislacion Mandate dhe Imunitete, Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Ndërmarrësi, Komisionin për Bujqësi, Komisionin për Shëndetësi, si dhe Komisionin për Qeverisje Lokale.

PDK-ja do ta drejtojë Komisionin për Ekonomi dhe Ndërmarrësi dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. LDK-ja Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. AAK-ja Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Lista Serbe do ta drejtojë Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve, ndërkaq Grupi 6+ do ta drejtojë Komisionin për Barazi Gjinore, të Drejtat e Njeriut dhe të Pagjeturit.

Kusari-Lila ka treguar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe formimi i komisioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar të gjithë kontribuesit që…