Nga 200 000 të infektuar çdo ditë, shifra shkon 1.6 milion

10 prill 2020 | 09:15

Aktualisht 1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus. Shifra është publikuar në faqen e Universitetit “John Hopkins”. Numri total i të vdekurve është 95,735, me Italinë që prin me 18,279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15,447, Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, New York me 5,150 dhe Irani me 4,110.

Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3,216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarve me 77,758. Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarve prej 52,407. Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin është 355,079.

Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, i ftuar në…