Nga 43 fshatra të Malishevës, 40 bëhen me kryetar të rinj

04 korrik 2019 | 15:31

Procesi zgjedhor për kryetar të fshatrave dhe zonën urbane të qytetit të Malishevës është duke vazhduar sipas planifikimit dhe dinamikës së paraparë nga komisioni komunal.

Në kuadër të këtij procesi janë zgjedhur edhe tre kryetarë të fshatrave, në Banjë, Muhamet Begaj, në Carrallukë, Rrustem Hoti, në Kërvasari, Albert Bytyçi, kurse në zonën urbane të qytetit të Malishevës, kryetar është zgjedhur Lulzim Mazreku.

Në këtë kontekst, Malisheva është duke hyrë në përmbyllje të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave, ku nga 43 fshatra që ka kjo komunë, 40 prej tyre janë bërë me kryetar të rinj.

Në këtë proces zgjedhor pritet shumë shpejt të zgjedhën edhe kryetarët në fshatrat e mbetura.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga kryebashkiakët e Partisë Demokratike që kanë deklaruar se…