Nga 50% e votave të numëruara: “Pro” 90.81%, “kundër” 6.18% 21

30 shtator 2018 | 22:48

Vazhdon numërimi i votave të referendumit në Maqedoni Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 50 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, “pro” kanë votuar 90.81 për qind e qytetarëve, ndërsa “kundër” janë shprehur 6.18 për qind. Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin  e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, dalja në referendum deri në orën 18:30 ishte 34,09 për qind. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev  tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Jemi shumë afër kohës kur do të ndodh tranzicioni i…