Nga djegia e flamurit të Kosovës, në krye të listës së Kurtit dhe Kusarit në Gjakovë!

11 tetor 2025 | 16:54

Shkruan: Hisen Berisha 

Po ti shohim listat zgjedhore për kryetar apo asambleistë – edhe më tej po fyhen institucionet dhe qytetarët me kandidimin e personave pa integritet.
Mimoza Shala, sot kandidate për asambleiste e kryesuese e listës së Vetëvendosjes dhe Alternativës në Gjakovë, është e njëjta që publikisht dogji flamurin e Republikës së Kosovës – simbol që përfaqëson gjakun e dëshmorëve, sakrificën e nënave gjakovare dhe identitetin e shtetit tonë.

Ky akt nuk ishte as i rastësishëm. Është një akt barbar që nuk bëhet nga popuj të civilizuar dhe me integritet.
Djegia e flamurit është fyerja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës – dhe deri më sot, një akt i tillë është kryer vetëm nga serbët dhe bijtë e tyre politikë.

Por sot, ajo që dikur e dogji flamurin, jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por është shpërblyer.
Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Alternativa e Mimoza Kusarit e kanë vendosur në krye të listës zgjedhore për Gjakovën.
Kjo është fytyra e vërtetë e politikës së tyre – shpërblimi për ata që e përbuzin shtetin dhe mohojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria.

Gjakova, më shumë se çdo qytet tjetër, ka dhënë gjak, bija e bijë, dhimbje e lot për Kosovën.
Prandaj pyetja është e thjeshtë:
A do të pranojnë gjakovarët që t’i qeverisin ata që kanë djegur flamurin e tyre?
A do të lejojnë që sakrifica e dëshmorëve dhe vuajtjet e gjakovarëve burgjeve serbe të shkelen me votë?

Zgjedhjet nuk janë lojë.
Janë akt dinjiteti.
Janë përgjigjja jonë ndaj një pushteti që fyen flamurin e shtetit dhe tallet me vlerat për të cilat u sakrifikuan breza të tërë.

Gjakova duhet të flasë me votë – jo me heshtje!

JO Mimoza Shalës!
JO Kurtit e Kusarit!
JO djegësve të flamurit të Kosovës!

Sepse kush e dogji flamurin, nuk mund ta udhëheqë qytetin që e ka ngritur më lart se jetën.
Ky është momenti që Gjakova t’u tregojë atyre se nuk ka votë për ata që dogjën simbolin e shtetit.
Ka votë vetëm për ata që e mbrojtën me gjak, me besë dhe me nder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ndalet zemra e Nënës Hazire, Nënës së Heroit…