Nga e hëna, qytetarët mund të lëvizin dy herë në ditë nga dy orë

15 maj 2020 | 21:27

Pas datës 18 maj qytetarët do të mund të lëvizin dy herë në ditë nga 2 orë.

Kështu kanë bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

Lëvizja e qytetarëve do të bëhet sipas shifrës së parafundit të numrit personal, sikurse ka ndodhur deri më sot. Por koha e lejuar e daljes nga shtëpia do të zgjatet në dy herë në ditë nga 2 orë.

“Në fazën e dytë do të lejohet dalja në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, e cila do të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga data 18 maj faza e dytë do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar ku do të hapen disa nga operatorët ekonomikë.

“Numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm por që në javën e fundit kemi një ngritje të infektimeve. Dje kishin 18 të infektuar, pardje 8 të infektuar e asnjë të shëruar. Me gjithë këtë ngritje të përgjithshme rekomandimi zyrtar i IKSHPK-së është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj ashtu siç është planifikuar. Faza e dytë nënkupton hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve që nënkupton mundësi të madhe të infektimit çka nënkupton se duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Nga data 18 maj do të hapen Floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë , gastronomia take-away, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndër urban me leje të veçanta”, deklaroi ai.

Kurti tha se ky është test i madh për shoqërinë dhe sfidë për kalimin në fazën e re. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të klubit të Romës ka miratuar raportin…