Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme veshjen e maskës

16 korrik 2020 | 14:34

Kryeministri i Francës, Jean Castez, ka deklaruar se nga java e ardhshme, veshja e maskave në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ditë më herët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ky detyrim do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Por, Castex i tha të enjten Senatit francez se afati është zhvendosur përpara, pas sugjerimeve se gushti mund të jetë vonë.

Në rajonin veriperëndimor të Farncës, Majene, urdhri hyn në fuqi prej sot, për shkak të shqetësimeve për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, në Francë, veshja e maskës ka qenë e obligueshme në transport publik dhe aty ku distanca fizike ka qenë e pamundur.

Franca është në mesin e vendeve më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Mbi 210,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa mbi 30,000 kanë vdekur.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 7.5 milionë janë shëruar./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Zyrën e…