NGA NAIM FRASHËRI, TE GJERGJ FISHTA DHE PROFESOR QOSJA

25 gusht 2022 | 12:13

Begzad Baliu

(Toskë, gegë e kosovarë!)

Naim Frashëri ishte tosku i fundit, ndërsa Gjergj Fishta i fundmi gegë!

Të dy mbetën të mëdhenj sepse të dy (njëri në fund të shekullit XIX, e tjetri në gjysmën e parë të shekullit XX), me veprat e tyre i tejkaluan identitetet krahinoriste të folmet dialektore gege e toske dhe krijuan një të vetëm etnitet etnik e gjeografik: Shqipërinë dhe shqiptarët (1912).

Profesor Rexhep Qosja gjithashtu ishte intelektuali, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XX, kundërshtoi etiketat Letërsi kosovare të Tiranës dhe të Prishtinës. Ai në Prishtinë dhe në Tiranë kundërshtoi përpjekjet për krijimin e identitetit kosovar (sipas formulës: jugosllav, malësor, maqedonas etj.), duke krijuar veprën e tij mbi kulturën integrale të popullit shqiptar dhe mbi parimet moderne europiane.

A është e rastit prandaj, që shqiptarët në Shqipëri (1990) rrëzuan muret e komunizmit duke dalë në protesta me fotografinë e tij; a është e rastit që shqiptarët në ish-Jugosllavi rrënuan muret e fundit të saj, të prirë nga ligjërimet paravajtëse të tij; dhe a nuk është e kuptueshme pse Ai u shfaq, i fundmi At i kombit shqiptar?

E, pra, a nuk është e rastit që identiteti kulturor i shqiptarëve ka tri referenca themelore dhe themeltare: nga Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta te Profesor Qosja!

*Meqenëse kufijtë e sotëm politikë të toskërishtes, gegërishtes dhe nëndialektit të saj kosovarishtes nuk ekzistojnë, të ashtuquajturit toskë, gegë e kosovarë, në prag të hyrjes së shqiptarëve në Bashkimin Europain, shfaqen kryesisht si etnitete e fantazma surrogatësh.

(Nga libri në proces: Frymë rilindjesh: studime, kërkime dhe dokumente)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës…