Nga nesër Gjimnazi “Hamëz Jashari” fillon mësimin online

29 mars 2020 | 17:59

Kryetar i Komunës së Skënderajt, Bekimi Jashari, ka bërë të ditur se nga nesër Gjimnazi “Hamëz Jashari” fillon mësimin online.

“Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i si Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me Drejtorinë e Arsimit jemi angazhuar që mësimin online ta organizojmë edhe për shkollat e mesme të komunës sonë”.

Njoftimi i plotë  i Jasharit:

Nga nesër Gjimnazi “Hamëz Jashari” fillon mësimin online

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i si Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me Drejtorinë e Arsimit jemi angazhuar që mësimin online ta organizojmë edhe për shkollat e mesme të komunës sonë.

Kështu falë punës së palodhshme të drejtorit dhe profesorëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari” si dhe bashkëpunimit me kompaninë “Flutura Akademi” nga nesër me datë 30.03.2020, do të fillojmë mësimin online për nxënësit e këtij gjimnazi.

Profesorët kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi menyrën se si do të zhvillohet ky mësim.

Me këtë rast kërkoj nga nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në menyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime.

Besojmë që shumë shpejtë do të fillojmë mësimin online edhe për dy shkollat tjera SHMLP “Anton Çetta” dhe Qendra e Kompetencës.

Të gjithë nxënësve ju uroj suksese në mësime!

Bashkë do t’ia dalim!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Godin, sapo u kthye në Uruguai me lejen e…