Godin: Italia i mori vonë masat ndaj koronavirusit

29 mars 2020 | 17:50

Diego Godin, sapo u kthye në Uruguai me lejen e Inter, nuk i kursen kritikat për punën e bërë nga autoritetet italiane në lidhje me emergjencën koronavirus: “Ne futbollistët kemi qenë të ekspozuar deri në momentin e fundit, vazhduan të marrin kohë për të parë nëse mund të luhej ende, deri kur situata ishte e pandalshme dhe sistemi shëndetësor u rrëzua”.

“Vazhduam të luanim për javë, vazhduam stërvitjet e ndeshje me dyer të mbyllura edhe kundër Juventus, ku më pas rezultoi rasti pozitiv i Rugani. Ne dhe juventinët u futëm në karantinë e aty kampionati ndaloi. Sigurisht në atë ndeshje kishte lojtarë të tjerë potencialisht me mundësinë e infektimit, kështu që na futën menjëherë në karantinë. Në fillim nuk iu dha shumë rëndësi koronavirusit, mendohej se ishte një problem kinez e nuk do të hapej në vende të tjera. I morëm masat pak nga pak, me shumë ngadalësi. Na paralajmëruan, por në nivel qeveritar nuk u morën masat drastike për të ndaluar atë që mund të ndodhte”, deklaroi mbrojtësi uruguaian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se…