Nga nevoja për reformim të partisë deri te linçimi i KEDS-it dhe Kesco-s

02 prill 2026 | 13:40

Shkruan: Gani Syla

Reforma në LDK me shumë enigma dhe dyshime dhe e paralajmëruar me pompozitet, në fakt po del të jetë tendencë e hapur e cila ka për objektiv largimin e figurave “të papërshtatshme, të padëgjueshme”, që brenda elektoratit dhe opinionit publik njihen si figura me ndikim, të pa korruptuara dhe me vlerësim të lartë nga ndërkombëtarët, si Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Përparim Rama e të tjerë, të cilët nuk janë zhytur në lojërat e Abdixhikut drejt konsolidimit të organeve drejtuese me miq dhe partnerë në biznese dhe OJQ.

Rast interesant është emërimi i Visar Azemit në pozitën e sekretarit organizativ të partisë, nga kryetari Abdixhiku, dhe si zyrtar më i larti i kësaj parti i cili është duke u marrë vazhdimisht me orët dhe faturat e lëshuara nga KEDS-Kesco. Se ky emërim është interes personal i Lumir Abdixhikut është fakti se sekretari i partisë është i ardhur në LDK shumë vonë, ku më pas është caktuar kryetar i degës në Ferizaj, dhe jo vetëm që nuk ka arritur ta konsolidojë degën, por e ka sjellë pothuajse në minimumin e mundshëm si parti e tretë në Ferizaj, me rreth 10% të elektoratit, i cili ka tendencë të zvogëlohet edhe më tutje, pasi edhe brenda strukturës aktuale të degës, edhe nga ata pak aktivistë që kanë mbetur, disa pritet të largohen ditët në vijim duke qenë të pakënaqur me kryetarin e degës.

Sipas burimeve, shumë degë nëpër komuna dhe anëtarësia e LDK-së nuk do t’i pranojnë këto reforma, të cilat në fakt janë në kundërshtim të plotë me interesin dhe vullnetin e anëtarësisë së tyre dhe po bëhen vetëm për interesa personale të kryetarit për të krijuar rrjetin e tij për të kapur ndoshta edhe tregun e energjisë elektrike. Dhe fatkeqësisht ndoshta mbrapa këtyre lëvizjeve, nga burime të pakonfirmuara, qëndrojnë edhe miqtë tjerë të Abdixhikut, të cilët mund të jenë të kyçur po ashtu në rrjedhat e energjisë elektrike dhe OJQ-ve, që sipas burimeve të pakonfirmuara por duket që është pjesë e tyre edhe një ish deputet i kuvendit të Kosovës në legjislaturat e kaluara nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, LDK nga një subjekt që kritikonte LVV-në për tregun energjetik, po futet brenda të njëjtave ujëra.

Mbetet të shihen reagimet e strukturave të LDK-së dhe anëtarësisë së gjerë, a do t’i pranojnë këto lëvizje të Abdixhikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe…