Nga një muaj paraburgim për dy persona, dyshohen për marrje ryshfeti

21 maj 2025 | 20:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet A.B. dhe E.L.

Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në trajtimin e të gjitha rasteve që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i yni. Çdo rast do të trajtohet me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur,” thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach. Kjo treshe, e…