Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës
28 janar 2026
| 19:25
Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.
Aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prishtinës u zhvillua pas aplikimit të masave të fshehta, kur njëri nga zyrtarët u kap në flagrancë.



