Nga një “projekt televiziv” në një histori suksesi në elitën e futbollit italian

18 mars 2026 | 09:40

Klubi i Comos sot është një nga historitë më interesante në Serie A. Presidenti Mirwan Suwarso zbulon se fillimisht gjithçka nisi krejt ndryshe:

“Para Covid-it, e kishim blerë klubin thjesht për ta përdorur si një lloj televizioni. Synonim të xhironim dokumentarë për futbollin italian për televizionin tonë indonezian. Asgjë më shumë.” Por rrugëtimi mori tjetër drejtim në Serie B:

“Aty e kuptuam se projekti ishte bërë shumë i madh dhe shumë i kushtueshëm për të mbetur thjesht një program televiziv. Pika e vërtetë e kthesës ishte ardhja e Fabregasit.”

Sa i përket të ardhmes, Suwarso shton:

“Fabregas do ta vendosë vetë të ardhmen e tij, ashtu si edhe pasardhësin në stol. Ne mezi do ta mbajmë.”

Ndërkohë, filozofia e klubit mbetet e qartë:

“Si pronarë, nuk vendosim objektiva renditjeje. Qëllimi ynë është vetëm të arrijmë fitimprurshmëri dhe autofinancim sa më shpejt.”

Nga një ide për ekran… në realitet në fushë. Como po shkruan historinë e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së…