Nga Qendra Korrektuese e Lipjanit largohet një i mitur

06 korrik 2020 | 19:17

Në orët e pasditet ka ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan një i mitur i cili ishte duke vuajtur dënimin prej dy vitesh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).  

F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite  për veprën penale vjedhje e rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga SHKK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Gjakova ka vdekur sot në Qendren e…