Nga rritja e çmimit të energjisë elektrike prekën qytetarët. Ja dokumenti

19 janar 2022 | 10:55

Me tarifat e reja të energjisë elektrike nuk po pajtohen qytetarët.

Një qytetar nga Komuna e Deçanit, Arben Qorraj, ka reaguar për tarifat e reja të energjisë elektrike, raporton “Epoka e re”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se për mendimin e tij qeveria ka gabuar në këtë drejtim.

Ai ka publikuar dy fatura të energjisë elektrike, njëren gjatë stinës së verës dhe njëren faturë të dimrit, ku tregon se kjo rritje e energjisë i prek qytetarët.

“Mendimi im është që qeveria ka gabu dhe nuk është deshtë të pajtohet me çmimet e reja të rrymes dhe vendosjen e bllok tarifave!.Nëse rryma e importuar blihet me çmim të lartë, tani po thuhet që është € 260.00/mWh (ishte diku te € 50.00) besoj që më mirë do ishte të ngriten çmimet vetëm sa t`zgjatë ky çmim i lartë i importit (e jo deri me 31 mars 2023)!! Ose të pakten deri sa të kthehen në prodhim termoelektranat që janë në riparim?!”, ka shkruar ai.

Ky qytetar ka theksuar se shumica që preken nga ky shtrenjtim i energjisë elektrike do të kenë vështirësi për të paguar faturat mujore, në veçanti ata që nxehen me rrymë.

“Po dëgjoj fjalë që tani do të dyfishohet ose pesëfishohet çmimi pasi që bllok tarifa fillon nga 600kWh!! 600kWh për një muaj është lehtë me i shpenzu (në dimër edhe më lehtë), ama verës të gjithë mund t`kursejnë rrymën dhe mos t`arrijnë te 600kWh. Qe një shembull sa shpenzon një familje mesatare në Kosovë”, ka shkruar Arben Qorraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu…