Nga rruga e labirintit drejt kardiologjisë

03 qershor 2022 | 20:30

I prangosuri i diturisë për liri, Prof. Nexhmedin Hoxha, pas një periudhe të gjatë me shumë probleme në procesin e arsimit, sidomos gjatë viteve 80-ta e 90-ta, sot ballafaqohet me probleme shëndetësore, të cilat tejkalohen lehtë kur trajtohen nga një mjekë profesional siç është Dr.Agron Qerimi.

Një operacion nuk është kurrë i pavlefshëm. Mund të mos përfitoj mjeku por gjithmonë fiton pacienti, siç ishte rasti tek Prof.Nexhmedin Hoxha. Të jesh punonjës shëndetësor është një nga profesionet më të rëndësishme dhe më shpërblyese, falë të cilit çdo ditë shpëtohen shumë jetë.

Arti i shërimit ishte i njohur në kohët e lashta dhe u zhvillua së bashku me njerëzimin. Sot me ndihmën e aparaturave, barnave dhe njohurive me precezion të artë kanë mundësi t’u ofrojnë pacientëve asistencë më efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Jemi tre: Unë, ti dhe sëmundja: Nëse ti do të bashkpunosh me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkpunon me mua, sëmundja do të na mposht të dyve.

Ne, familja e pacientit, Prof.Nexhmedin Hoxha e falenderojmë përzemërsisht mjekun Dr.Agron Qerimi për kujdesin e treguar ndaj familjarit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudoja e Kosovës vazhdon të korrë suksese në garat ndërkombëtare.…