Reagimi i Driton Kukës pas triumfit të Distria Krasniqit

03 qershor 2022 | 18:03

Xhudoja e Kosovës vazhdon të korrë suksese në garat ndërkombëtare. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, kategoria -52 kg.

Pas triumfit të Krasniqit ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se kryeqyteti që nuk e njeh Kosovën duhet ta respektojë kampionen Distria dhe simbolet shtetërore të Kosovës. “Po mbretëron goxha qetësi, por xhudo e prishë qetësinë me medalje të artë! Për besë po. Kampionia olimpike gjuajti në shenjë aty ku duhet! E arta olimpike, Disi, sot e artë në Grand Slam Tbilisi! Në kryeqytetin që s’e njeh Kosovën ende, por respekt duhet për kampionen tonë, shtetin e simbolet tona shtetërore. Brilante ishte performanca e saj në kategorinë e re 52 kg. Shkëlqeu në finale dhe pak borxh ia ktheu hungarezes Pup nga gara e fundit. Katër fitore dhe 1 000 pikë për ranglistën botërore. Të lumtë, Disi! Sporti me medalje olimpike ecën tutje. Mos harroni asnjëherë!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka përfunduar pushimet dhe është rikthyer të…