Nga sulmi në Afganistan vriten tre policë dhe plagosen 20 fëmijë

16 tetor 2019 | 12:40

Të paktën tre zyrtarë të policisë u vranë dhe rreth 36 persona, duke përfshirë 20 fëmijë u plagosën, kur një makinë bombë shpërtheu pranë një stacioni të policisë, në lindje të Afganistanit.

Shpërthimi pranë selisë së policisë, në rrethin Alishang të provincës Laghman, gjithashtu shkatërroi pjesërisht një medrese aty pranë, ka njoftuar Asadullah Daulatzai, zëdhënësi i guvernatorit në Laghman.

Në mesin e të plagosurve janë edhe gjashtë pjesëtarë të policisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, KBF…